Tensionet Rusi-Ukrainë në kulm, vijojnë bisedimet urgjente në Gjenevë

09:26 21/01/2022

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë në kulm dhe sipas mediave ndërkombëtare lufta është shumë afër.

Por edhe pse tensionet janë shtuar shumë, bisedimet urgjente në Gjenevë vazhdojnë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë biseduar sërish në lidhje me kërcënimet për pushtimin e Ukrainës.

Në ditë më parë Blinken paralajmëroi Moskën për pasoja të rënda nëse ndonjë nga forcat e saj kalon kufirin.

Por nga ana tjetër Presidenti Vladimir Putin i ka bërë kërkesa Perëndimit, duke përfshirë ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ai gjithashtu dëshiron që aleanca mbrojtëse perëndimore të braktisë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore, por nuk ka marrë ende asnjë garanci.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar prezencën e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën, ku numërohen mbi 10 mijë trupa që janë në gatishmëri. Por edhe pse Rusia po shton presionin ushtarak në kufi, sërish mohon planin për pushtimin e Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.