
CNN shkruan se SHBA është e mendimit se Rusia po planifikon një sulm kibernetik në rrjetin energjetik të Ukrainës.
Njëkohësisht, ata mendojnë se mund të ketë një ofensivë ushtarake ruse, me tanke dhe raketa me rreze të gjata ndaj Ukrainës.
Ndaj për këto arsye, SHBA, NATO dhe vendet Evropiane po monitorojnë nga afër situatën. Më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufirit me Ukrainën, e ky numër vijon të rritet çdo ditë, shkruan CNN.
Zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë nga afër ndërhyrjet kibernetike, si sulmi që goditi qeverinë e Ukrainës muajin e kaluar. Ata po vëzhgojnë jo vetëm trupat ruse që grumbullohen në kufi, por edhe ku janë pozicionuar, dhe po vëzhgojnë se çfarë po bën Rusia me pajisjet e saj si tanket që do të ishin thelbësore në një pushtim tokësor.
Në të njëjtën kohë, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë i thonë CNN se në fund të fundit mund të mos ketë një informacion të qartë për një sulm në Ukrainë. Ashtu si zhurma e një tërmeti, mund të ketë pak ose aspak paralajmërim paraprak për një pushtim përpara se të jetë duke u zhvilluar, thonë zyrtarët.
“Nëse shikoni opsionet e nivelit më të ulët, të cilat të gjitha janë të ekzekutueshme menjëherë me pak ose aspak paralajmërim me forcat që janë vendosur tashmë – gjëra të tilla si një sulm ndëshkues ose sulm në Lindje, një shpërthim nga jugu, një sulm nga veriu – ato forca janë tashmë në pozicionin dhe në numrin e duhur me aftësinë e duhur”, tha një zyrtar i inteligjencës perëndimore për CNN.
Pushtimi mund të ndodhë nga momenti në moment
Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se nuk do ta quante më një pushtim rus “të afërt”, një zyrtar i lartë i administratës tha se vlerësimi se një sulm mund të ndodhë nga çasti në çast mbetet i vlefshëm pasi rusët kanë shtuar logjistikën dhe mbështetjen për forcat e tyre në kufi, si dhe armë shtesë sulmuese dhe mbrojtëse.
Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht se po përgatiten për të pushtuar Ukrainën, duke akuzuar Perëndimin si përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve atje.
Shtëpia e Bardhë miratoi të mërkurën një plan të paraqitur nga Pentagoni për gati 2,000 trupat amerikane në Poloni për të ndihmuar amerikanët që mund të përpiqen të evakuojnë Ukrainën nëse Rusia e pushton. Forcat amerikane aktualisht nuk janë të autorizuara të hyjnë në Ukrainë nëse shpërthen një luftë dhe nuk ka plane që ato të kryejnë një evakuim si operacioni amerikan në Afganistan vitin e kaluar, theksuan zyrtarët.
Biden ka sugjeruar gjithashtu që amerikanët duhet të largohen nga Ukraina tani dhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë thënë se mund të mos jenë në gjendje të ndihmojnë amerikanët në Ukrainë edhe nëse Rusia mësyn atje.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al