Tensionet te Chelsea pas lënies në tribunë të Lukakut/ Conte flet për ish-nxënësin e tij: Më mirë kampionët të jenë në fushë!

Antonio Conte është gati të përballet me ish-skuadrën e tij, por mund të mos ketë mundësi të gjejë një nga ish-nxënësit e tij. Trajneri i Tottenham foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së Carabao Cup kundër Chelsea , nga e cila Romelu Lukaku ka ende gjasa të përjashtohet , siç ndodhi në ligë kundër Liverpool:

“Ai është një lojtar i një skuadre tjetër. Do të ishte mungesë respekti të flas për të dhe gjithashtu për Chelsean”- ishin fjalët e ish-trajnerit të Interit. “Për mua është më bukur të luash kundër një skuadre që ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe madje edhe për ata që e shikojnë është më mirë që kampionët të jenë në fushe”.

Lukaku, i cili nën drejtimin e Conte shënoi 64 gola në 95 paraqitje me fanellën e Nerazzurrëve, u mbajt në tribuna në ndeshjen e madhe të Premierligës kundër Reds, pas intervistës në të cilën i kërkoi falje Interit për mënyrën sesi u largua nga klubi verën e kaluar dhe ku ai tha se shpresonte të kthehej në Milano një ditë.
Conte, gjithsesi, nuk u ndal shumë në këtë temë, duke preferuar të flasë për emocionet e rikthimit të tij në stadiumin e Bluve , ku ka qenë trajner nga viti 2016 deri në 2018:

“Për mua do të jetë një emocion i madh të kthehem në Stamford Bridge. , hera e parë që kur u largova nga Chelsea. Së bashku kemi bërë një punë të rëndësishme dhe më duhet të falënderoj këtë klub, i cili më dha mundësinë të kem përvojën time të parë në Angli. Por tani jam menaxher i Tottenhamit dhe dua t’i japim 100% kësaj kompanie për të përmirësuar ekipin.”

Në lidhje me rreziqet e humbjes së lojtarëve për shkak të Covid , Conte theksoi se ishte e nevojshme të “jemi gati për të gjetur zgjidhjen e duhur”. “Sigurisht që nuk është e lehtë për një trajner të ndryshojë planin që ka në mendje, veçanërisht kur luan kaq shpesh. E gjen veten me lojtarë që janë pozitivë dhe duhet të ndryshosh gjithçka…”.

Ish-trajneri i Azzurrit më në fund pranoi “që për të fituar duhet së pari të ndërtosh dhe për momentin Chelsea është më i gatshëm, siç e ka treguar me fitimin e Champions League. Kemi hapësirë të mjaftueshme për përmirësim për t’u bërë një skuadër që ka pritshmëri të mëdha për fitore”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.