
Deputeti i opozitës Tomorr Alizoti tha se ajo që ndodhi sot në Kryesinë e Kuvendit ishte e papranueshme. Ai tha se Garda mund të marrë urdhra nga kryeministri i vendit, por jo ato që janë në kundërshtim me ligjin.
“Ne jemi realisht afër një diktature, kur dëshira e kryeministrit prevalon mbi ligjin.
Garda mund të marrë urdhra, por jo në kundërshtim me ligjin. Shteti i së drejtës është ai që kufizon dëshirat dhe epshet e kryeministrit.
Opozita po bën detyrën e saj. Mbledhja online është në kundërshtim nga ligji. Duhen aksione të forta për mbrojtjen e pluralizmit”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al