Tensionet tek “5 maji”/ Presidenti Meta: Vendi u trondit nga këto pamje, nuk janë për herë të parë! Konfliktet të zgjidhen me dialog dhe në respekt të ligjit








UPDATE/ Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestat e zhvilluara ditën e sotme në zonën e “5 majit” si dhe tensionet mes policisë dhe qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Meta shkruan se skena të tilla të dhunshme nuk nderojnë as institucionet dhe as qeverinë.

Sipas tij, konfliktet zgjidhen vetëm dialog dhe në respekt të ligjit dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Atëherë dola këtu me kërkesën tuaj edhe pse nuk kenbi qenë të ftuarit e mi sot, në kuptimin e të lajmëruarit për arsye sepse mendova tja kushtoja vëmendjen kolegut tuaj, zotit Fevziu, sot në mbrëmje. Por meqënëse kishit ardhur të paftuar, shumë mirë keni bërë, nuk mund të mos dilja përpara jush. Përpara se të kaloj në çështjen që keni më merak. Kam një shqetësim tjetër, vendi është tronditur nga pamjet e sjelljes së dhunshme. Nuk janë pamje për herë të parë dhe të cilat nuk nderojnë as autoritetet shtetërore bashkiake dhe agjencitë ligjzbatuese, çështje dhe konflikte të tilla duhet të zgjidhen me dialog dhe duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve. Aq më tepër në kulmin e dimrit. Në këtë rast i bëj thirrje institucionit të Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer dhe me veprimet e mundsme dhe të ndajë shqetësimet e tij dhe institucionet shtetërore” – tha Meta.

***

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media pas konsultimeve të zhvilluara me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore.

Më herët Taulant Balla u shpreh se jemi informuar që presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme duhet të mbahen më 6 mars.

Më herët, presidenti bëri me dije nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor. Bëhet fjalë për 6 bashki ku kryetarët kanë humbur mandatet.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.