Tensionet Ukrainë-Rusi/ Pamjet satelitore zbulojnë gjithçka, një pjesë e ushtrisë ruse po shkon drejt Bjellorusisë, çfarë pritet të ndodhë

tensionet ukraine rusi pamjet satelitore zbulojne gjithcka nje pjese e ushtrise ruse po shkon drejt bjellorusise cfare pritet te ndodhe
tensionet ukraine rusi pamjet satelitore zbulojne gjithcka nje pjese e ushtrise ruse po shkon drejt bjellorusise cfare pritet te ndodhe

Imazhet e reja satelitore të publikuara nga një kompani amerikane, tregojnë se ushtria ruse ka avancuar dislokimet në disa lokacione të Bjellorusisë, një lëvizje kjo që ka të ngjarë të shqetësojë jo pak Ukrainën dhe NATO-n.

Dislokimet me shumë mundësi, lidhen me stërvitjet e përbashkëta midis forcave ruse dhe bjelloruse, që fillojnë të enjten e ardhshme. Megjithatë, fotografi të tjera tregojnë kampe të krijuara afër kufirit me Ukrainën, qindra milje larg vendit ku po zhvillohen stërvitjet.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se po planifikon të sulmojë Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi masiv i trupave të Moskës në rajon. Kremlini besohet se ka mbledhur 70% të personelit ushtarak dhe armëve në kufijtë e Ukrainës që Rusisë do t’i duheshin për një pushtim në shkallë të plotë. Megjithatë, është e paqartë se sa kohë do t’u duhej forcave ruse për t’u rritur më tej, ose nëse atyre do t’u duheshin kapacitete të plota për të pushtuar.
Disa nga imazhet satelitore të publikuara tregojnë aeroportin Luninets të Bjellorusisë, ku avionët luftarakë rusë janë vendosur përpara stërvitjeve, të quajtura Union Resolve 2022. Fotografitë tregojnë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët sulmues Su-25 në aeroport. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi të shtunën video të mbërritjes së avionëve në Luninets.

Fotografitë e tjera nga Maxar tregojnë forcat ruse që vendosen në një distancë nga vendi ku janë planifikuar stërvitjet, duke përfshirë në Rechitsa, një qytet bjellorus rreth 170 milje (270 kilometra) në lindje të Luninets, afër vendit ku takohen kufijtë e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës. Kujtojmë se prej javësh tashmë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të acaruara. Rusia është kundër anëtarësimit në NATO të Ukrainës dhe këtë gjë ia ka kërkuar hapur SHBA, në negociatat që kanë pasur së bashku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts