Tensionohet situata në veri të Kosovës, nis bllokimi i rrugëve, detajet e para

tensionohet situata ne veri te kosoves nis bllokimi i rrugeve detajet e para
tensionohet situata ne veri te kosoves nis bllokimi i rrugeve detajet e para

Në Rudarë në afërsi të Zveçanit serbët lokalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. Njëjtë po ndodh edhe në Leposaviç. Sipas informatacioneve të REL-it nga terreni, po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë. Ndërkohë në Mitrovicë të veriut janë dëgjuar edhe sirenat. Në Rudarë, në fotografitë që i ka publikuar edhe “Kosovo Online” shihen që janë grumbulluar edhe vetura të ambulancës, ndërkohë disa rrugë janë bllokuar me kamionë të mëdhenj.

Gjithë kjo raportohet të ketë ndërlidhje me arrestimin që ka ndodhur sot në Jarinje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts