Tentohet të grabitet me armë një makinë që kryente transport parash në Kosovë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një tentativë-grabitjeje të armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, bëri të ditur Policia e Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë, dy persona, pjesë e kompanisë që po kryente transportin, janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e plagosur janë punonjës të një kompanie private të sigurisë, u konfirmua nga zyra për informim e kësaj kompanie. Sipas saj, punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë qenë të veshur me jelekë anti-plumb, ndërsa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë kaluar pranë, “u kanë dhënë ndihmën e parë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Policia e Kosovës tha se ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen, me qëllim “zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *