Tentoi të abuzonte seksualisht me fëmijët e vëllait, e pëson rënd burri në Itali, dhunohet barbarisht dhe përfundon në koshin e plehrave

Dhjetëra njerëz të zemëruar kanë sulmuar, e dhunuar brutalisht një burrë në Napoli, pasi dyshohet, se ai ka abuzuar seksualisht me tre fëmijë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku turma e irrituar pasi e kanë dhunuar burrin, e kanë hedhur atë në një kosh plehrash.

Dyshohet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e vëllait të tij, 36 vjeç dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me tre fëmijët, nipërit/ mbesat e tij.

Por, para se ta kryente këtë veprim, agresori është pikasur nga vëllai.

Sakaq, mes tyre ka nisur përleshja, fillimisht në shtëpi, e më pas në rrugë. Shumë shpejt aty u mblodhën edhe banorë të tjetër të zonës, shkruajnë mediat e huaja, të cilët, nisin të dhunojnë brutalisht burrin.

Dhuna barbare është ndalur vetëm me arritjen e policisë në vendngjarje. Policia ka mundur të arrestojë burrin, ndërsa fëmijët janë dërguar në spital pasi gjendja e tyre psikologjike ishte tepër e rënduar.

Ata kanë pasur shenja të ndryshme në trup, por deri më tani, nga hetimet paraprake, nuk rezulton të jenë abuzuar seksualisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *