Tentoi të korruptonte me 50 euro policin në portin e Vlorës, e pëson 40-vjeçari

tentoi te korruptonte me 50 euro policin ne portin e vlores e peson 40 vjecari
tentoi te korruptonte me 50 euro policin ne portin e vlores e peson 40 vjecari

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi që të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Portin e Vlorës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se po procedohet në gjendje të lirë shtetasi me inicialet L. P., banues në Lushnjë.

NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts