Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e gjobës, procedohet i riu në Fier

tentoi te korruptonte punonjesin e policise rrugore me qellim shmangien e gjobes procedohet i riu ne fier
tentoi te korruptonte punonjesin e policise rrugore me qellim shmangien e gjobes procedohet i riu ne fier

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts