Tentoi të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut 53 kg drogë, pranga 46-vjeçarit! Hoqi sendiljen e pasme dhe… Pamjet e mjetit të mbushur me kanabis

tentoi te trafikonte drejt maqedonise se veriut 53 kg droge pranga 46 vjecarit hoqi sendiljen e pasme dhe pamjet e mjetit te mbushur me kanabis
tentoi te trafikonte drejt maqedonise se veriut 53 kg droge pranga 46 vjecarit hoqi sendiljen e pasme dhe pamjet e mjetit te mbushur me kanabis































Policia ka vendosur në pranga një 46-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte 53.3 kg drogë drejt Maqedonisë së Veriut.

[embedded content]

Elton Grabocka është kapur gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Gjatë kontrollit u gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me kanabis e ndarë në pako. I arrestuari kishte përshtatur mjetin për transortimin e drogës, duke hequr sendiljen e pasme.

Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë/ Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts