Tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten me kallashnikov, policia arreston infermierin për armëmbajtje pa leje

tentoi vetevrasjen duke qelluar veten me kallashnikov policia arreston infermierin per armembajtje pa leje































Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili tentoi vetëvrasjen me armë zjarri një ditë më parë, në Tiranë.

640-0-policia-4-408

53-vjeçari, me profesion infermier, u arrestuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme”, njoftoi policia.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje (28 maj) rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.

Astrit Tota  plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts