Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të persona të tjerë, arrestohen 3 shtetas turq

tentuan te dilnin nga shqiperia duke perdorur pasaporta te persona te tjere arrestohen 3 shtetas turq

































Policia ka arrestuar 3 shtetas turq, të cilët tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit duke përdorur pasaporta të persona të tjerë.

439753a0-1a3d-40b2-9811-71b6556981a6

Gjithashtu është arrestuar edhe një 25-vjeçar turk, banues në Poloni, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas kontrollove të policisë kufitare të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga 25-vjeçari, rezultuan se ata posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin.

Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe 25-vjeçari për penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan/Kontrolle intensive, bazuar dhe në analizën e riskut, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë (me përshtatje), vihen në pranga 2 shtetas turq.

Në pranga dhe 1 tjetër shtetas turk, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi O. O., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts