“Tepelenë e tërmetit”/ Analisti Dervishi ironizon mbledhjen e qeverisë nëpërmjet vargjeve: PS pa gjumë, na duhen zullumet që SPAK të ketë punë

tepelene e termetit analisti dervishi ironizon mbledhjen e qeverise nepermjet vargjeve ps pa gjume na duhen zullumet qe spak te kete pune
tepelene e termetit analisti dervishi ironizon mbledhjen e qeverise nepermjet vargjeve ps pa gjume na duhen zullumet qe spak te kete pune

Analisti Lutfi Dervishi, nuk i ka kursyer ironitë lidhur me mbledhjen e qeverisë e mbajtur në Tepelenë.

Dervishi nëpërmjet disa vargjeve në Facebook, ka kritikuar dhe njëkohësisht ironizuar mazhorancën.

Ai gjithashtu prek çështjet që kanë përfshirë politikën shqiptare, që nga aferat deri tek arrestimet e zyrtarëve të lartë.

REAGIMI:

Këngë për mbledhjen e qeverisë..:

Tepelenë e Tërmetit

Trevë trimërie

Pranë burgut të Bënçës

Mbledhje qeverie

Mbledhje qeverie

që zgjat plot dy ditë

luten patronazhistët

Se mos nxirrni sytë

Dy ditë me kritika

dy ditë me kërcënime

mesazhi i mbledhjes

kujdes! Arrestime!

Qeveria e sotme

lëndë e klasit të parë

Me zv/kryeminister

n’kërkim ndërkombëtar

Se ato te tjerat

ju i dini vetë

Java shtate ditë

e skandalet tetë

Halli si ngjan hallit,

PS rri pa gjumë

Na duhen zullumet

që SPAK të ketë punë

Dhe pas arrestimeve

Mburrja nuk vonon

Ja e shihni vetë

drejtësia punon

Qeveria tonë

që mburrjen ka ves

Dhe superskandalin

ta shet për  megasukses

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts