Terapia intensive në SHBA, sërish drejt ezaurimit

18:40 06/09/2021

Fauci: Shumica dërrmuese e të shtruarve, të pavaksinuar

Mjekët amerikanë mund të përballen së shpejti me vendimet e vështira të përzgjedhjes së pacientëve me COVID-19, që do të shtrojnë në terapinë intensive.

Kapacitetet spitalore po shkojnë sërish drejt ezuarimit për shkak të numrit të lartë të të infektuarve që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Situata nëpër spitale po kthehet ashtu siç ishte gjatë valës së kaluar të periudhës Dhjetor – Janar, para nisjes së vaksinimit masiv dhe këtë e pranon edhe kryevirologu Anthony Fauci, siç shkruan CNN.

Aktualisht, gati 80 % e shtretërve të terapisë intensive në shkallë kombëtare janë zënë nga pacientët në gjendje të rëndë.

Në 8 shtete federale mes të cilave Florida, Teksasi dhe Georgia, kapacitetet kanë arritur në më shumë se 90%.

Fauci shpjegon megjithatë se vaksinimi redukton ndjeshëm nevojën e shtrimit në spital dhe se shumica dërrmuese e të shtruarve në terapinë intensive janë të pavaksinuar.

Sakaq, kryevirologu thotë se nisja e injektimit të dozave të treta mund edhe të mos nisë këtë javë siç premtoi vetë ai, por parashikohet të kryhet brenda afatit të përcaktuar nga Presidenti Biden më 20 Shator.

Shifrat e infektimeve jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në gjithë globin kanë tendencë rënieje. Këtë 24-orësh, ato janë përgjysmuar krahasuar me 1 javë më parë dhe kjo po interpretohet gjithnjë e më shumë si shenjë se varianti Delta mund të jetë drejt fundit. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *