Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani mbi 95 për qind e plotë

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se procesi i tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani në fund të gushtit është më shumë se 95 për qind i plotë.

CENTCOM tha se 984 ngarkesa C-17 me materiale janë larguar nga Afganistani ndërsa më shumë se 17.000 pjesë të pajisjeve duhet të shkatërrohen.

“17.074 pjesët e pajisjeve përfshijnë pothuajse tërësisht prona personale të tepërta federale. Shumica e kësaj pajisje nuk janë artikuj mbrojtës ose nuk konsiderohen të jenë pajisje kryesore”, tha CENTCOM në një raport javor.

SHBA ia dorëzoi zyrtarisht më shumë se shtatë objekte Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit.

CENTCOM ka siguruar azhurnime javore mbi procesin për të përmbushur angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës deri në afatin e tij planifikuar të 11 shtatorit.

Luftimet intensive midis forcave afgane dhe talebanëve vazhdojnë, në kohën e tërheqjes së trupave të huaja nga vendi.

UNHCR më herët gjatë ditës tha se vendi është në prag të një krize tjetër humanitare ndërsa konflikti që përshkallëzohet rrit vuajtjet njerëzore me më shumë se 3,5 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit.

“Dështimi për të arritur një marrëveshje paqësore në Afganistan dhe për të ndaluar dhunën aktuale do të çojë në zhvendosje të mëtejshme brenda vendit, si dhe në vendet fqinje dhe më gjerë”, tha Baber Baloch, zëdhënës i Komisionit të Lartë të OKB për Refugjatët.

Sipas UNHCR-së, Irani dhe Pakistani strehojnë më shumë se 2 milionë afganë të zhvendosur, apo rreth 90 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *