Tërheqja ruse zbulon masakra të tjera

terheqja ruse zbulon masakra te tjera
terheqja ruse zbulon masakra te tjera

20:01 07/04/2022

280 civilë të ekzekutuar në qytetin Hostomel

Rusët janë tërhequr plotësisht nga rajoni i Kievit dhe kjo po u jep mundësinë hetuesve ukrainas të bëjnë bilancin e viktimave dhe shkatërrimeve që kanë lënë pas ushtria e Moskës. Këto filmime me dronë tregojnë qartë taktikat brutale të përdorura nga ushtria ruse, që ka lënë pas zona të tëra të banuara nga civilët, krejtësisht të rrafshuara.

Trupa viktimash të masakruar nuk janë zbuluar vetëm në Buças e Borodjankës. Zyrtarët lokalë kanë zbuluar të tjera raste masakrash në Hostomel, një tjetër lagje periferike e Kievit, siç njofton agjencia e lajmeve Reuters. Shifra zyrtare e deritanishme tregon se në Buça janë gjetur të vrarë 280 civilë, përfshirë fëmijë e gra.

Kryeprokurorja e Ukrainas, Irina Venenediktova tha se po shqyrtohet mundësia që çështjen e masakrave ruse ndaj civilëve në Kiev, ta çojnë për hetim në strukturat ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Presidenti Volodimir Zelenski hedh dyshime se nisur nga përmasat që ka marrë masakra e Buças, ushtria ruse ka ndryshuar taktikë dhe ka nisur t’i marrë me vete viktimat që ka lënë nëpër qytetet ukrainase. Ndërsa Moska, duke mohuar masakrat thotë se në asnjë moment, në shenjestër të sulmit të tyre në Ukrainë, nuk kanë qenë civilët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts