Tërheqje të tjera pas Afganistanit? Biden: Do të përfundojë epoka e operacioneve të mëdha ushtarake për të ribërë vendet e tjera

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga vende të tjera pas Afganistanit.

Biden thotë se vendimi për Afganistanin nuk mbetet vetëm për atë vend.

Sipas Presidentit amerikan, do të përfundojë epoka e operacioneve të mëdha ushtarake ku SHBA ndërhynte për të ribërë vende të tjera.

‘’Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të ribërë vendet e tjera.’’- tha Biden.

Ndërkohë në mënyrë të ngjashme SHBA ka pasur ose ka trupa ushtarake edhe në vende si Vietnami Jugor, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Haiti ku tërheqja e trupave mund të rindezë konfliktet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *