Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami

termet i fuqishem godet japonine autoritetet paralajmerojne per cunami

termet i fuqishem godet japonine autoritetet paralajmerojne per cunami

09:51 01/01/2024

Pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qëndror të Japonisë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërimi për një cunam të madh. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa i është kërkuar që të evakuohen menjëherë.

Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje, Niigata dhe Toyama, duke theksuar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra. Televizioni publik i Japonisë shkroi “EVAKUOHUNI” me gërma kapitale, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta, pavarësisht motit dimëror.

Ndërkohë, operatori më i madh i energjisë bërthamore në vend, Kansai Electric, tha se nuk kishte asnjë anomali në centralet bërthamore në zonën e prekur. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka dëme në njerëz si pasojë e tërmetit  të fuqishëm që goditi Japoninë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts