Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 40 viktima dhe qindra të plagosur

termet i fuqishem ne indonezi 40 viktima dhe qindra te plagosur
termet i fuqishem ne indonezi 40 viktima dhe qindra te plagosur

10:59 21/11/2022

Një tërmeti fuqishëm ka goditur ishullin kryesor indonezian Java, duke shkaktuar të paktën 40 persona viktima dhe qindra të tjerë të plagosur. Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java Perëndimore, në një thellësi të cekët prej 10 km (6 milje).

Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet si dhe kanë njoftuar se do të ketë pasgoditje të vazhdueshme. Të paktën 700 njerëz po marrin mjekim të specializuar në spital në Cianjur, tha Herman Suherman, zyrtar qeveritar atje, për MetroTV. Shumica e lëndimeve ishin fraktura të kockave të marra nga bllokimi dhe shkatërrimi i ndërtesave.

Ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga ndërtesat e shembura dhe kanë arritur të shpëtojnë një grua dhe foshnjën e saj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts