Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 1037 viktima

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima

12:28 09/09/2023

1200 të plagosur, dëme të shumta materiale

Ky është njëri prej momenteve të tmerrit të shembjes së mijëra ndërtesave në Marok nga një lëkundje e fuqishme tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që tronditi vendin afrikano-verior natën e kaluar.



Bilanci i deritanishëm është katastrofik, të paktën 1037 të vdekur, mbi 1200 të plagosur e qindra të zhdukur. Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth orës 11:00 të natës së të Premtes, 71 kilometra në jugperëndim të qytetit historik të Marrakeshit, por lëkundjet u ndjenë në gjithë vendin. Autoritetet vendase thanë se nuk ka qytezë ku lëkundjet e forta nuk u ndjenë. Pas lëkundjeve, banorët në gjithë vendin braktisën shtëpitë dhe u dyndën rrugëve për të shpëtuar.

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima

Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për gjetjen e sa më shumë të mbijetuarve nën rrënoja, por siç bëjnë të ditur autoritetet vendase, zona ku u regjistruan lëkundjet dhe ku ka më tepër dëme është malore dhe shumë e thepisur dhe arrihet me vështirësi. Në ndihmë të tyre janë angazhuar qindra trupa ushtarake.

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima 1

Mes qyteteve më të dëmtuar është Marrakeshi, që ndodhet pranë epiqendrës. Qyteti që e ka zanafillën që në shekullin e 12 është nën mbrojtjen e UNESCO-s, por tërmeti ka shkaktuar krahas viktimave edhe dëme të shumta në ndërtesat historike të islamizmit të hershëm.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të ndihmojnë ekipet e emergjencës, ndërsa shumë prej tyre u janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak. Liderë të ndryshëm botërorë si presidenti amerikan Joe Biden e presidenti francez Emmanuel Macron shprehën ngushëllimet për këtë tragjedi dhe ofruan ndihmat e tyre.

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima 2

Ekspertët e konsiderojnë këtë si tërmetin më të fuqishëm të paktën në 100 vitet e fundit, me një magnitudë të pazakontë, pasi më herët në Marok nuk janë regjistruar lëkundje mbi 6 gradë.

Numrin më të madh të viktimave deri më tani në këtë vend e ka pasur tërmeti i 1960-ës që rrafshoi qytetin bregdetar Agadir, ku mendohet të kenë humbur jetën mbi 12 mijë banorë.

Tv Klan

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima 3
termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima 4
termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima 5

termet i fuqishem ne marok mbi 1037 viktima

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts