Tërmet me magnitudë 4.8 në Firence, mbyllen shkollat

10:45 18/09/2023

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur provincën e Firences në Itali mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Nga tërmeti nuk ka banorë të lënduar dhe as dëme material.

Por qindra qytetarë kanë dalë në rrugë nga frika pas lëkundjeve sizmike.

Për shkak të shqetësimit të qytetarëve, si masë paraprake autoritetet mbyllën të gjitha shkollat në Marradi.

Sipas mediave italiane, shkollat do të jenë të mbyllura vetëm për ditën e sotme. Në zonën e Mugellos ka rënie të suvasë në një ndërtesë, por nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, ekipet e Emergjencave Civile kanë dalë në terren për të kontrolluar nëse ka dëme nëpër ndërtesa të caktuara, kryesisht në ato të vjetra. /tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts