Tërmet në Poloni, raportohet për një të vdekur dhe pesë të plagosur

Polonia është tronditur nga një tërmet, ku për pasojë humbi jetën një punonjës i minierës dhe pesë të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në Bielszowice të Polonisë jugore. Një zëdhënës i Grupit Polak të Minierave tha se pesë minatorë u nxorën në sipërfaqe, të plagosur por të ndërgjegjshëm dhe u dërguan në spital.

“Një punëtor është brenda në minierë. Fatkeqësisht, sipas mjekut ai ka vdekur”, tha zëdhënësi.

Thellësia e tërmetit ishte prej 1000 metrash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts