Tërmeti i fuqishëm godet Alaskën, alarm për cunami

11:52 29/07/2021

Lëkundjet me magnitudë 8.2, nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale

Një tërmet shumë i fortë ka goditur Alaskën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave paraprake ky tërmet ishte me magnitudë 8.2 dhe deri më tani fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej vetëm 4 miljesh.

Autoritetet amerikane thanë se po vlerësojnë  nivelin e rrezikut të cunamit në zonat e tjera bregdetare amerikane dhe kanadeze të Oqeanit Paqësor.

Tërmeti u pasua nga shtatë goditje të tjera të lehta, ku dy prej tyre ishin mbi madhësinë 6.0. Tërmetet e cekëta ndihen më fort sesa ato më të thella pasi ato janë më pranë sipërfaqes së Tokës.

Gjithashtu ato priren të jenë më shkatërruese sesa tërmetet më të thella. Valët sizmike të shkaktuara nga tërmetet e thella duhet të udhëtojnë më larg në sipërfaqe, duke humbur energjinë e tyre gjatë rrugës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *