Tërmeti me 1 të vdekur në Bosnje, kryebashkiaku: Nuk mund ta rikthejmë jetën e humbur, por mund ta bëjmë më të lehtë për familjen

Kryebashkiaku i Stolacit Stjepan Boshkovi ka folur për mediat boshnjake pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Mbrëmja e djeshme, siç thotë ai, është shënuar me një tragjedi të madhe për qytetin e Stolacit.

“Humbja e një jete të re nga kjo fatkeqësi, tërmeti, rrëshqitjet e dheut, gurët sollën tragjedinë për familjen Sefo që humbi vajzën. Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve tona dhe shprehim mbështetje, do të gjejmë një mënyrë për t’i ndihmuar dhe për të kthyer gjithçka në gjendjen e saj të mëparshme. Natyrisht, jeta e njeriut nuk mund të rikthehet, por sigurisht që mund ta bëjmë më të lehtë për familjen” – tha Boshkoviq.

Shtëpia e familjes Sefo aktualisht është e pabanueshme.
“Ne e diskutuam këtë çështje në seli dhe kam pasur thirrje për mbështetje nga kolegët e mi, kryetari i komunës, kryeministri i HNK-së, presidenti Çoviq, madje edhe Dodik, të cilët u solidarizuan me të gjithë ne dhe shpresoj që do gjejmë forcën për t’i ndihmuar të gjithë”,- tha ai Boshkoviq.

Ai tha se janë ende duke mbledhur të dhëna nga terreni për pasojat e tërmetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.