Tërmeti me magnitudë 7.4 godet Kinën

22:19 21/05/2021

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 është regjistruar këtë të premte në Kinë.

Lëvizjet sizmike me epiqendër në provincën Qinghai qenë mjaft të forta dhe deri më tani kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë plagosur të paktën 17 të tjerë.

Provinca Qinghai ndodhet në pjesën verilindore të pllajës së Tibetit, ku banojnë 2.6 milionë qytetarë kinezë.

Mediat lokale publikuan video që tregonin llambat e tavanit që lëkundeshin dhe vazot që binin nga raftet, si dhe grupe njerëzish që vraponin për të dalë jashtë.

Kina goditet rregullisht nga tërmetet, veçanërisht në rajonet e saj malore perëndimore dhe jugperëndimore ku shtrihet Yunnan./tvklan.al

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *