Tërmeti me mbi 1000 viktima në Marok/ Britania: Të gatshëm për për të ndihmuar miqtë tanë

Britania ka shprehur solidaritetin e saj ndaj Marokut, i cili u godit nga tërmet me magnitudë 7 ballë, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 1000 njerëz.

Lideri britanik, Rishi Sunak dhe sekretari i Jashtëm, James Cleverly, u shprehën se Britania do të ndihmojë Marokun ‘në cfarëdo mënyre që të mundet’.

“Tërmeti në Marok është një lajm shkatërrues. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë marokenë në çfarëdo mënyre që mundemi”, tha Cleverly.

Gjithashtu, kryeministri Rishi Sunak, në një postim në Twitter shprehu se: Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Marok mbrëmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts