Tërmeti në Afganistan/ Të mbijetuarit luftojnë për ushqim dhe strehim mes frikës së shpërthimit të kolerës

09:34 24/06/2022

Të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan thonë se nuk kanë asgjë për të ngrënë. Pa një strehë, ata kanë frikë dhe nga një shpërthim i mundshëm i kolerës.

Gazetari Secunder Kermani i BBC-së ka raportuar nga provinca Paktika, më e goditura nga fatkeqësia natyrore duke dhënë detaje të jetës së vështirë të banorëve.

Teksa po kërkonte nëpër rrënoja, në atë që ka mbetur nga shtëpia e tij, Agha Janit i mbushin sytë me lot.

“Këto ishin këpucët e djemve të mi”, thotë ai, duke fshirë pluhurin prej tyre.

Tre fëmijët e tij të vegjë u vranë nga tërmeti teksa flinin. Teksa lëkundjet u ndjenë në orët e para të së mërkurës, Aga Jani nxitoi drejt dhomës ku qëndronte familja e tij.

“Por gjithçka ishte nën rrënoja. Edhe lopata ime. Nuk mund të bëja asgjë.”, u shpreh ai mes dhimbjes.

Pothuajse çdo shtëpi në fshat, përgjithësisht e ndërtuar nga balta dhe guri, duket se është shumë e dëmtuar. Pothuajse çdo familje duket se është në pikëllim për një të afërm të humbur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.