Tërmeti në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, solidaritet ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave tragjike

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për famijlarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, që tronditi një ditë më parë Haitin, duke u iu marrë jetën të paktën 304 personave.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! 🙏 Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen! 🇦🇱🇭🇹”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *