Tërmeti në Meksikë, publikohen pamjet, shtëpia nis të dridhet dhe gjithçka bëhet e frikshme (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në qytetin Acapulco të Meksikës, duke lënë të vdekur deri më tani 1 person e shkaktuar shumë dëme materiale. Sipas të gjitha të dhënave, magnituta e tërmetit ishte 7.1 ballë e shkallës rihet, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 17 kilometra në verilindje të Acapulcos.

Guvernatori i shtetit Guerrero, Hector Astudillo, tha të martën mbrëma se një person kishte vdekur nga një shtyllë në rënie qytetin Coyuca de Benitez, pranë Acapulco-s.

Pamjet e shumta të shpërndarë në rrjete sociale, tregojnë momentin kur toka nis të dridhet. Në njërën nga videot e vendosur brenda një banese tregohen lëkundjet brenda shtëpisë ku orenditë lëvizin dhe gjithçka duket se do të shkatërrohet. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *