Tërmeti shkatrrimtar në Haiti/Numri i të vdekurve shkon në shifrën e gati 2,000, thellohet kriza nga “Grace”

Të paktën 1,941 njerëz dihet se kanë vdekur në Haiti në tërmetin e fuqishëm të së shtunës – një rritje prej më shumë se 500 në krahasim me shifrën e mëparshme, thonë zyrtarët. Gati 10.000 njerëz janë plagosur, dhe shumë janë ende të zhdukur pas dridhjes me magnitudë 7.2.

Puna e shpëtimit është penguar nga shirat e shumtë të sjellë këtë javë nga Stuhia Tropikale “Grace”. OKB thotë se rreth 500,000 fëmijë tani kanë qasje të kufizuar ose aspak në strehim, ujë të sigurt dhe ushqim.

“Familje të panumërta Haiti kanë humbur gjithçka për shkak të tërmetit tani po jetojnë me këmbët e tyre në ujë për shkak të përmbytjeve,” tha Bruno Maes, përfaqësuesi i Fondit të Fëmijëve të OKB -së (Unicef) në vend. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti të cilët janë në dilemë, nëse do të rrezikonin të ktheheshin në ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet  apo do rrinë nën çadra.

Jug-perëndimi i Haitit duket se ka pësuar dëmin më të madh nga tërmeti, veçanërisht rreth qytetit të Les Cayes.

Njerëzit po përpiqen të strehohen ku të munden, ndërkaq spitalet mbetën të mbingarkuar dhe kanë nevojë për furnizime, pasi mjekët po luftojnë për të trajtuar të plagosurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *