Termografia, “Health Real Solutions” sjell pajisjen që zbulon kancerin pa rrezatim e çmim të përballueshëm

TIRANE

Rastet e sëmundjeve kancerogjene po shtohen çdo ditë në shifra alarmante. Mjeku fiziologjist, Dr. Antonio Turi nga “Health Real Solutions” prezantoi në emisionin “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe një pajisje e cila zbulon në faza fillestare qelizat kancerogjene apo edhe inflamacione të ndryshme.

Nisur nga intetesi i lartë i ekzaminimeve me termografi është publikuar edhe numri i celularit: 069 22 70 951 si dhe email: admin@healthrealsolutions.com

Termografia bën zbulimin në kohë të qelizave tumorale përmes teknikës termike.

[embedded content]

Duke folur për cilësitë e termografisë, mjeku Turi tha se kjo pajisje nuk ka rrezatim, ofron teknologji shumë të avancuar dhe me një konsto të përballueshme, duke shmangur presionin fizik të mamografisë apo duke ulur marzhin e gabimit të pajisjeve të tjera diagnostikuese.

“Termografia zbulon burimin e qelizave tumorale, nuk aplikon lëndët sintetike të kontrastit, si dhe ul rastet e vdekshërisë falë kapjes që herët të rasteve me rrezik të lartë”- tha Dr.Turi teksa sugjeroi ekzaminime të përvitshme rutinore, çdo 6 muaj kur haset një përqindje e konsiderueshme formacionesh me predispozitë patologjike apo edhe më shpesh në pacientë potencialisht të prirur për avancime të shpejta të sëmundjes.

I gatshëm për t’iu përgjigjur interesit të moderatores Lahe, Dr.Turi sqaroi dhe stadet e sëmundjes, kur duhet të shqetësohemi dhe vatrat më delikate të shumimit të qelizave kancerogjene. Sipas tij, kontrollit me pajisjen termografike mund t’i nënshtrohet çdokush, madje edhe gratë shtatzëna.

Dr.Turi nga klinika “Health Real Solutions” u tregua i hapur për t’iu përgjigjur personave të interesuar duke vënë në dispozicion numrin e telefonit: 069 22 70 951, apo edhe adresën e emal-it: admin@healthrealsolutions.com

Dr.Turi nënvizon parimin e artë mjekësor, se parandalimi është gjithmonë zgjidhja më e mirë, që shpëton jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts