Terror në Rusi, burri futet në bankë dhe merr peng tre persona, kërcënon se ka bombë në çantë

Këto janë pamjet kur tre persona, janë marrë peng nga një burrë ende i paidentifikuar në Tyumen të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se rreth 50 njerëz janë evakuuar nga një ndërtesë banimi në Tyumen që strehon një zyrë të Sberbank në katin përdhes.

Personi që kreu rrëmbimin, ka pretenduar se kishte bombë brenda çantës, e për këtë arsye, ka kërkuar para nga punonjësit.

Burri ndodhet ende brenda ambienteve të bankës, ndërsa forca të shumta policie ndodhen jashtë për të bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *