Terrori i djathtë: NSU jeton

22:10 06/11/2021

Në vitin 2011 u zbulua banda vrasëse ekstremiste e djathtë „Ilegaliteti Nacionalsocialist“ (NSU). Gjermania u shokua. Strukturat e rrjetit terrorist megjithatë asnjëherë nuk u zbardhën plotësisht.

Dy burra, një grua. Uwe Mundlos, Uwe Böhnhardt dhe Beate Zschäpe. Treshja. Trembëdhjetë vjet rresht ata vrisnin në ilegalitet. Bomba, Vjedhje. Në mbarë Gjermaninë, Askush nuk i ndali ata. Asnjë polic. Asnjë shërbim sekret.

Seria e vrasjeve Ă«shtĂ« e pashembullt nĂ« Gjermani. NĂ«ntĂ« vetĂ« vdesin. TĂ« ekzekutuar nĂ« vendet e tyre tĂ« punĂ«s. NĂ« njĂ« dyqan lulesh. NĂ« njĂ« kioskĂ«. Ose nĂ« njĂ« rrobaqepĂ«si. TĂ« ekzekutuar nĂ« mes tĂ« ditĂ«s. Sepse ishin migrantĂ«. Treshja vret edhe njĂ« police.

Mundlos, Böhnhardt dhe Zschäpe janë të vetquajtur „Ilegaliteti Nacionalsocialist”. “Vepra në vend të fjalëve” është motoja e tyre: Vrasje dhe vjedhje në vend të fjalimeve të gjata. Ata vijnë nga Jena në landin e Tyringjisë. Qëllimi i tyre: me krimet raciste ata duan t’u ngjallin frikë emigrantëve në Gjermani dhe në fund t’i dëbojnë nga vendi.

Vrasje pas vjedhjes në një bankë

Më 4 nëntor 2011 merr fund NSU zyrtarisht. Uwe Mundlos dhe Uwe Böhnhardt kryejnë vetëvrasje në qytetin Eisenach në Tyringji. Policia i përndjek ata pas vjedhjes në një bankë. Pasi Beate Zschäpe mëson për vdekjen e shokëve të saj, ajo i vë zjarrin banesës së përbashkët. Si akt të fundit të të vetquajturës „Ilegaliteti Nacionalsocialist” ajo dërgon një video të terroristëve, që marrin përsipër veprimet e kryera. Katër ditë më pas ajo dorëzohet vet në polici.

VetĂ«zbulimi i terroristĂ«ve nĂ« Gjermani mĂ« 2011 shkakton njĂ« tĂ«rmet politik. Sepse dhjetĂ« vjet resht hetuesit dhe mediat shprehnin dyshime lidhur me rastet nĂ«n hetim, po ashtu edhe familjet e viktimave. NjĂ« sĂ«rĂ« punonjĂ«sish nĂ« pozicione drejtuese nĂ« autoritetet e sigurisĂ« shkarkohen nga detyrat. Komisionet hetimore parlamentare synojnĂ« zbardhjen e dĂ«shtimit tĂ« shtetit. MĂ« 2018 Beate Zschäpe dĂ«nohet me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r vrasje. KatĂ«r mbĂ«shtetĂ«s tĂ« saj dĂ«nohen me kusht. QĂ« nga ajo kohĂ« NSU Ă«shtĂ« mbuluar nga heshtja.

Por “NSU jeton”, thotë Mehmet Daimagüler. Ai është avokat. Në procesin kundër Zschäpes ai mbronte viktimat e NSU. “Rrjeti i NSU-së është një rrjet, që ekziston edhe sot. Nëse e sheh strukturën, has vazhdimisht tek të njëjtat emra, tek të njëjtat organizata, prej të cilave ndërkohë disa ndonëse janë ndaluar, njerëzit e tyre ende janë aktivë”. Sipas avokatit Mehmet Daimagüler: “Për aq kohë sa viktimat e ekstremizmit të djathtë nuk konsiderohen si pjesë e shoqërisë, nuk ka ndonjë presion shoqëror, për t’u marrë me këtë çështje.”

Legjenda për treshen

Sipas versionit zyrtar të drejtësisë, NSU përbëhej nga treshja Mundlos, Böhnhardt, Zschäpe. Ata janë mbështetur nga „një rreth i kufizuar me pak mbështetës dhe ndihmës”, kështu është prononcuar prokuroria federale në akutakuzën kundër Zschäpes.

Terroristët vetë në një video e paraqisnin veten që kanë vepruar si një treshe. Qysh në fillim në film thuhet: “NSU është një rrjet shokësh me parimin: vepra në vend të fjalëve.”

Pas vetëdeklarimit autoritetet, gazetarët dhe grupet investigative antifashiste hasin në gjithnjë e më shumë lidhje të treshes me skenën e ekstremizmit të djathtë. Një sërë burrash e grashë e kanë ndihmuar treshen në ilegalitet me pasaporta të falsifikuara apo me dhënien e apartamenteve me qira.

Procesi i dytë NSU-së ndaj Andre E.

NdihmĂ«si i terroristĂ«ve AndrĂ© E. dhe gruaja e tij Susann e kanĂ« vizituar rregullisht treshen ilegale. PĂ«rveç kĂ«saj autoritetet hetimore kanĂ« gjetur nĂ« rrĂ«nojat e apartamentit tĂ« djegur prova tĂ« shumta mbi krimet. KĂ«to prova tregojnĂ«, se vrasĂ«sist i kishin pĂ«rgatitur vrasjet intensivisht dhe i kishin studiuar nĂ« avancĂ« vendet e krimit.

Skena e djathtë hesht

Martina Renner merret me NSU qëkurse ky rrjet u vetdeklarua. Ajo ka qenë në komisionin parlamentar hetimor si përfaqësuese e partisë E Majta. Qëllimi i komisionit parlamentar ishte të zbardhte dështimin e shtetit. Gjatë punës në komision ajo ka intervistuar shumë dëshmitarë, ekspertë dhe personat e prekur. “Ka shumë gjasa, që skena lokale ka bashkëvepruar për aktet e krimeve të kryera nga treshja NSU. E mbështetësit e këtij rrjeti janë ende aktivë.”

Zbardhja është e vështirë. Sepse mjedisi përreth hesht. E kjo heshtje është e suksesshme. Në opinionin publik është ngulitur imazhi i treshes së vrasësve, Që drejtësia këtë imazh madje e ka mbështetur Martina Renner e konsideron si objeksion: “Që NSU reduktohet në një celulë, kjo i përgjigjet motivit qendror, se si trajtohet ekstremizmi i djathtë në Gjermani. Sepse kur zgjedh tezën e një dorasi të vetëm, nuk duhet të pyesësh për struktura.”

Rritje alarmante e dhunës së djathtë

Se sa tĂ« rrezikshme janĂ« strukturat e djathta nĂ« Gjermani, kĂ«tĂ« e dĂ«shmojnĂ« shifrat aktuale tĂ« autoriteteve tĂ« sigurisĂ«. ShĂ«rbimi i brendshĂ«m sekret vlerĂ«son, se numri i ekstremistĂ«ve tĂ« djathtĂ« qĂ« nga vetĂ«deklarimi i NSU-sĂ« mĂ« 2011 Ă«shtĂ« rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« alarmante me 50 pĂ«rqind nĂ« mbi 33.000 persona. Edhe numri i akteve penale dhe dhunĂ«s ekstremiste nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« kohore Ă«shtĂ« rritur me 40 pĂ«rqind.

Kancelarja ende në detyrë Angela Merkel më 2012 gjatë një ceremonie përkujtimore për të vrarët nga NSU premtoi, se shteti duhet të veprojë kundër terrorit të djathtë: „Sepse duhet që të bëhet gjithçka brenda mundësive të shtetit tonë ligjor, nëmënyrë që të mos përsëriten kurrë më raste të tilla”, tha Merkel.

QĂ« nga ajo kohĂ« nĂ« Hanau u vranĂ« nĂ«ntĂ« migrantĂ« nga njĂ« ekstremist i djathtĂ«, nĂ« Mynih njĂ« ekstremist i djathtĂ« vrau nĂ«ntĂ« vetĂ«, nĂ« Halle u vranĂ« dy persona nga njĂ« ekstremist i djathtĂ« dhe nĂ« Kassel po ashtu njĂ« ekstremist i djathtĂ« vrau politikanin kristiandemokrat Walter LĂĽbcke.

Vendet përkujtimore për viktimat e NSU-së herë pas here dëmtohen prej ekstremistëve të djathtë. Avokati Mehmet Daimagüler prej vitesh jeton nën presionin e kërcënimeve me vrasje. Dorasit e quajnë veten “NSU 2.0” . As sot dhjetë vjet pas vetëdeklarimit të NSU-së terrori i djathtë në Gjermani nuk ka marrë fund./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *