Terroristët e DEASH-it vrasin 5 civilë në Irakun lindor

Terroristët e DEASH- it sot kanë vrarë pesë civilë në një sulm në provincën lindore Diyala të Irakut.

Terroristët hapën zjarr ndaj civilëve gjatë një prite afër fshatit al-Qal’ah në pjesën veriore të provincës, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas një burimi të sigurisë.

Terroristët po ashtu u përpoqën të marrin dy pengje por ata u shpëtuan nga fshatarët të cilët ndoqën sulmuesit, shtoi burimi.

Terroristët e DEASH-it kanë rritur sulmet në rajon gjatë muajve të fundit, veçanërisht pranë provincave Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala.

Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret e fituara nga terroristët që nga vera e 2014.

Megjithatë, grupi terrorist ka akoma celula të heshtura në Irak dhe vazhdon të kryejë sulme sporadike ndaj civilëve, forcave të sigurisë, infrastrukturës dhe caqeve të tjera.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *