Terroristi i Parisit dënohet me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht

22:18 29/06/2022

Salah Abdeslam, i cili është i vetmi anëtar i mbijetuar i grupit terrorist që bënë një sërë sulmesh në të gjithë Parisin në Nëntor 2015, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtën e lirimit me kusht. Ky është dënimi më i rëndë në Francë.

Sulmet terroriste në atë kohë, për të cilat ISIS mori përgjegjësinë, shkaktuan 130 të vdekur dhe 494 të plagosur në të gjithë kryeqytetin francez.

Bare, restorante, salla koncertesh dhe jashtë stadiumit të famshëm “Stade de France” ku po luhej një ndeshje, u kryen një mori sulmesh terroriste nga Salah Abdeslam dhe bashkëpunëtorë të tij, duke terrorizuar të gjithë Francën, duke bërë që më pas i gjithë vendi të ruhej me masa të rrepta sigurie.

Megjithëse Abdeslam ishte një nga 20 personat e pandehur në gjyq, ai ishte i vetmi që u akuzua për sulmet më vdekjeprurëse që ka përjetuar Franca në kohë paqeje.

Të dyshuarit e tjerë u akuzuan për krime më të lehta, si ndihma për t’u gjetur armë sulmuesve apo makina dhe siguruar infrastrukturë.

Salah Abdeslam nuk reagoi pasi gjykata i dha dënimin. Që nga viti 1994 kur Franca legalizoi dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi më kusht, Abdeslam është personi i pestë që dënohet në këtë shtet me këtë vendim. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.