Terrorizohet Norvegjia! Një person gjuan me shigjetë kalimtarët, 5 të vdekur

09:16 14/10/2021

Një person ka qëlluar me shigjeta kalimtarët e Kongsberg në Norvegji duke lënë të vdekur pesë njerëz, ka konfirmuar policia.

Raportet thonë se sulmuesi hapi zjarr të mërkurën në mbrëmje pak para orës 18:15 në një supermarket Coop Extra në Kongsberg perëndimor, 42 milje nga kryeqyteti, Oslo.

Disa të tjerë janë plagosur, përfshirë një oficer policie i cili u qëllua në shpinë me një shigjetë. Policia ka treguar se i dyshuari është një shtetas danez 37 -vjeçar që jeton në Kongsberg i cili është arrestuar dhe besohet se ka vepruar i vetëm.

I dyshuari thuhet se ishte përfshirë në një konfrontim me policinë në vendin e ngjarjes dhe u përpoq të ikte, por policia ka qëlluar në ajër për paralajmërim dhe ai është ndalur.

Dy persona, përfshirë një polic jashtë detyrës i cili ishte klient brenda një dyqanit, u dërguan në një spital aty pranë në një gjendje të rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Një gazetar vendas ka raportuar se sulmuesi filloi të qëllojë në një supermarket me shigjeta të gjata rreth 70 cm.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë shigjeta të hedhura në rrugë, ndërsa NRK publikoi një imazh të një shigjete që del nga një mur. TV2 i Norvegjisë raportoi se i dyshuari mbante gjithashtu një thikë dhe armë të tjera. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *