Test PCR dhe certifikatë vaksinimi për të hyrë në Kosovë, radhë kilometrike e automjeteve në Morinë

Radhë e gjatë kilometrike për të hyrë në Kosovë. Për shkak të rregullave të reja anti-covid që janë vendosur nga qeveria kosovare, qindra automjete po presin në rrugën e kombit për të hyrë në Kosovë.

Ashtu siç dihet tashmë, me rritjen e rasteve të reja, Kosova ka vendosur që në pikat e kalimit kufitar të kërkojë për çdo qytetar që hyn në territorin e saj test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Po ashtu mësohet se radha e gjatë është deri në fshatin Morinë. Kujtojmë se prej 31 gushtit pala kosovare po kërkon test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *