Test pozitiv për COVID-19, nxënësit gjejnë mënyrë të re për t’i shpëtuar mësimit

Në Britaninë e Madhe po qarkullojnë video në rrjetet sociale ku nxënësit kanë gjetur një mënyrë të re për t’i shpëtuar mësimit.

Nnxënësit, përdorin lëng frutash për të krijuar një test pozitiv fals për koronavirus dhe për këtë arsye shkollat iu kanë bërë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm.

Sipas analizave, kur lëngu i portokallit ose pijeve me gaz vendoset në test mund të prodhojë një rezultat pozitiv sepse aciditeti i pijes shkatërron proteinat antitrupe që ndodhen në test.

Megjithëse kjo gjë nuk funksionon gjithmonë, videot tregojnë se nxënësit po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë hile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *