Testime për mbi 11 milionë banorë në Wuhan

14:46 03/08/2021

Varianti “delta” rikthen kufizimet në Kinë, në Wuhan identifikohen 7 raste pas më shumë së një vitit pa infektime

Mbi 11 milionë banorët e Wuhanit do të testohen masivisht pas shfaqjes së rasteve të para të variantit Delta. Autoritetet në qytetin kinez Wuhan kane regjistruar shtatë raste të Covid -19 të variantit Delta pas më shumë se një viti pas asnjë të infektuar. Qyteti me mbi 11 milionë banorë u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë atje në vitin 2019.

Kina aktualisht po njeh një nga shpërthimet më të mëdha të rasteve të reja ku brenda 10 ditëve janë zbuluar mbi 300 raste. Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe rikthimin e masave kufizuese.

Autoritetet i kanë atribuuar përhapjen e virusit variantit shumë ngjitës Delta dhe sezonit të turizmit. Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj. Kjo përhapje e re, e cila u zbulua për herë të parë në mesin e punonjësve në një aeroport në Nanjing, ka ngjallur shqetësim.

Autoritetet kanë testuar 9.2 milion banorë të Nanjing tri herë dhe kanë vendosur mbyllje për qindra mijëra njerëz. Por gjatë fundjavës vëmendja u kthye në destinacionin popullor turistik në provincën Hunan, ku u identifikuan shumë nga rastet e fundit. Autoritetet shëndetësore po identifikojnë rreth 5 mije qytetarë që ndodhen një shfaqje teatrore  qe më pas udhëtuan përsëri në qytetet e tyre.

“Zhangjiajie tani është bërë zona e re zero për përhapjen e epidemisë në Kinë,” u tha gazetarëve një nga  ekspertet kryesor të Covid-19 në Kinë. Përhapja e variantit Delta ka arritur gjithashtu në kryeqytetin Pekin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *