“Tetra”, kompania shqiptare lider për ofrimin e sistemeve inteligjente, organizon “Zucchetti day”

tetra kompania shqiptare lider per ofrimin e sistemeve inteligjente organizon zucchetti day
tetra kompania shqiptare lider per ofrimin e sistemeve inteligjente organizon zucchetti day

Kompania “Tetra” bëri bashkë në eventin “Zucchetti Day” partnerë nga kompania Zucchetti, klientë, profesionistë të fushës së automatizimeve, teknologjisë dhe zgjidhjeve për akses kontroll ku kryefjalë ishin automatizimi dhe sistemet e sigurisë. Në fjalën e tij drejtori ekzekutiv i kompanisë “TETRA” Genci Likoskendaj përmendi projektet e rëndësishme si dhe bashkëpunëtorët e ngushtë siç është kompania italiane “Zucchetti’

“Dy vitet e fundit TETRA ka hedhur hapa shume te rëndësishëm ne fokusin e saj. Është një kompani e cila ofron smart solutions, ofron siguri, ofron dhe zgjidhje “Green”. Sot jemi shumë të lumtur që kemi organizuar këtë ëorkshop bashke me kompaninë italiane “Zucchetti”, e cila është kompania më e madhe ICT në Itali me më shumë se 1 mld euro xhiro vjetore” u shpreh zoti Genci Likoskendaj, CEO i kompanisë “Tetra”.

[embedded content]

Attilio Spagnolo, drejtor i shitjeve “Zucchetti Axess TMC” i ftuar në event foli për rolin e kompanisë lider në tregun italian si dhe përgëzoi kompaninë shqiptare “Tetra” për realizmin e projekteve fantastike në vend.
“Ajo që ne ofrojmë janë zgjidhjet e akses kontroll dhe menaxhim të kohës së punës që mund të përdoren në shumë sektorë si në kompani te vogla, sistemin spitalor, sistemin bankar dhe korporata të mëdha. Kemi shumë referenca në Itali, por operojmë edhe në Europë , në Amerikë Latine, në Afrike etj. Kompania Tetra ka bërë një pune fantastike në Shqipëri. Është vërtetë lider.”, tha gjatë fjalës zoti Attilio Spagnolo, drejtor i shitjeve në kompaninë “Zucchetti Axess TMC”.

Menaxherët e shitjeve pranë kompanisë “Tetra” u ndalën tek eksperienca e gjerë në fushën e automatizimeve të sistemeve si dhe risitë që ofrohen në tregun shqiptar sa i takon menaxhimit të Qëndrave Multifunskionale.
“ Falë teknologiisë dhe eksperiencës sonë, i ofrojmë biznesit lehtësi në menaxhimin e proceseve të punës, siguri të plotë, eficense dhe optimizim të kostove operacionale’, u shpreh Andi Topçiu menaxher shitjesh pranë kompanisë “Tetra”.
“Dita e sotme ka qenë e fokusuar në zgjidhjet që kompania jonë ofron për sistemet e akses kontroll, sistemet e menaxhimit të kohës së punës së stafit dhe programe për menaxhim të qendrave SPA, palestra apo edhe qendra multifunskionale. Ne besojmë se kemi zgjidhjet e duhura për sisteme akses kontroll apo menaxhim te kohës se punës për çdo madhësi biznesi, duke filluar nga kompani te vogla me një numër te ulet punonjësish e deri ne korporata të mëdha me disa vendndodhje dhe numer punonjësish të lartë”, tha Bernardo Dashi, drejtor shitjesh pranë kompanisë “Tetra”.

Stafi i specializuar dhe i certifikuar i kompanisë “Tetra” është i gatshëm të ofrojë gjithmonë zgjidhje çka garanton jo vetëm lëvrim te sistemit, por edhe mirëmbajtje në vazhdimesi te tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts