Teuta ndahet me Gjorgievin, sulmuesi: Nuk patëm sukses









U afrua me bujë të madhe, sulmuesi largohet nga Teuta pas 6 muajve. Aventura e Pepi Gjorgiev me klubin e Teutës ka marrë fund. I afruar në merkaton e verës, sulmuesit shtatlartë i duhet të largohet në pak muaj. Drejtuesit dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kësisoj Gjorgiev është larguar me konsensus nga bregdetarët.

PEPI GJORGIEV

Sulmuesi, Pepi Gjorgiev, i ka dhënë fund eksperiencës me Teutën duke ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin mes palëve. Një largim që është parë i arsyeshëm për të mirë të të dyja palëve, ndërsa futbollisti dhe Teuta të ndërpresin para kohe kontratën.

Gjorgiev iu bashkua Teutës në verën e vitit 2021 dhe gjatë gjashtë muajve numëron 11 ndeshje me fanellën e klubit durrsak, por nuk është ngjitur në nivelin e pritshmërive, pasi ka arritur të shënojë vetëm 4 gola, shumë pak për një qendërsulmues. Lojtari u përshëndet me shokët dhe stafin dhe më pas u largua.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Gjorgiev u shpreh:

“Unë dua të falënderoj klubin e Teutës, të gjithë tifozët, lojtarët, presidentin dhe stafin për mbështetjen gjatë udhëtimit tim në Durrës. Ishte një kohë e veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë, do të jetë në zemrën time. Faleminderit edhe një herë e suksese!

Jam përpjekur të bëj maksimumin gjatë kësaj periudhe, që ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e ekipit. Pavarësisht bindjes dhe insistimit tim, nuk kam pasur sukses.

Kjo është arsyeja pse unë mendova se tani ishte koha për t’i dhënë fund marrëveshjes me klubin. Situata e klubit është e mirë, dhe unë nuk kam dyshim e i uroj me gjithë zemër që të vijojë me suksese dhe të kthehet shpejt, ashtu siç e meriton ky klub i madh”.

DESTINACIONI— Tema “Gjorgiev” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« temĂ« diskutimi, pasi ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar zyrtarisht se ku do tĂ« jetĂ« e ardhmja e tij. Lojtari po kĂ«rkohet fuqishĂ«m nga skuadra si nĂ« Maqedoni apo edhe jashtĂ« kufijve. MegjithatĂ«, vetĂ« lojtari shton se e ardhmja e tij do tĂ« vendoset shumĂ« shpejt.

Gjorgiev do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira. Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin maqedonas jashtë vendit, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *