Tha se sulmi në shkollën në SHBA ishte inskenim, konspiracionisti duhet të paguajë 965 milionë $ dëmshpërbim

tha se sulmi ne shkollen ne shba ishte inskenim konspiracionisti duhet te paguaje 965 milione demshperbim
tha se sulmi ne shkollen ne shba ishte inskenim konspiracionisti duhet te paguaje 965 milione demshperbim

09:43 13/10/2022

Konspiracionisti Alex Jones do të duhet të paguajë 965 dollarë si dëmshpërblim pasi ka pretenduar se sulmi në shkollën Sandy Hook në vitin 2012 ishte një mashtrim. Familjet e 8 viktimave dhe një agjent i FBI-së, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë dëmshpërblim në gjyqin për shpifje në Connecticut. Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios Alex Jones solli përgjatë një dekade mjaft ngacmime dhe kërcënime me vdekje.

Sjellim në vëmendje se në vitin 2012, u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur në shkollën fillore Sandy Hook.

Jones argumentoi për vite me radhë se masakra ishte një komplot i “inskenuar” i qeverisë për të marrë armë nga amerikanët dhe se “askush nuk vdiq”. Ai i quajti prindërit e viktimave “aktorë” dhe argumentoi se disa prej tyre nuk kanë ekzistuar kurrë.

Ndërsa tani, ai ka pranuar se sulmi ka qenë 100 % i vërtetë, një deklaratë që e bëri në muajin Gusht në gjyq.

Teksa vendimi për ndëshkimin me gjobë të Jones u lexua në Waterbury, Connecticut, shumë nga familjet e viktimave u shfaqën mjaft të emocionuar dhe me lot në sy.

Gjyqi u shoqërua me një sërë dëshmish emocionale nga prindërit e fëmijëve të vrarë. Disa thanë se gjatë kësaj kohe shumë iu janë drejtuar me një gjuhë urrejtje në internet, ndërsa të tjerë u shprehën se duhej të ndërronin shtëpitë shpesh për sigurinë e tyre. Babai i njërit prej fëmijëve që ndërruan jetë si pasojë e sulmit, tregoi se kishte dëgjuar se njerëzit po përdhosnin varrin e djalit të tij Danielit duke “urinuar mbi të dhe duke kërcënuar se do ta gërmonin”.

Avokati i Alex Jones, Norm Pattis u tha gazetarëve se ata do të apelojnë vendimin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts