Thatësira në Itali po shkatërron kulturat kryesore

08:48 23/07/2022

Fermerët kërkojnë nga qeveria që të investohet në infrastrukturë pasi tubacionet e vjetëruara po e përkeqësojne situatën

Zona të gjera toke në jug të Romës ishin këneta me moçal për mijëra vjet derisa një program kullimi në vitet 30-te i ktheu kënetat e infektuara nga malaria në fusha kryesore bujqësore.

Përpara 90 viteve dhe kur dikur uji ishte i bollshëm gjithçka funksiononte me se miri, tani ai po bëhet i pakët pasi një nga thatësirat më të këqija të nxitur nga temperaturat përvëluese ka reduktuar në mënyrë drastike rrjedhën e burimeve lokale.

Por infrastruktura e vjetëruar dhe tubacionet që rrjedhin po përkeqësojnë situatën tashmë katastrofike, me një pjesë të madhe të Italisë. Në provincën e Latina, 60 km nga Roma, 70% e ujit të pijshëm humbet gjatë tranzitit, sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga lobi i biznesit Confartigianato.

Stefano Boschetto drejton një fermë familjare në fushat pjellore Latina, por të korrat e tij po vuajnë nga thatësira dhe racionimi i mëpasshëm i ujit, gjë që ndalon ujitjen për dy ditë në javë.

“Nëse marrja e ujit është kaq e vështirë çdo vit, dhe duket sikur po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, padyshim që fermerët do të duhet të fillojnë të kërkojnë ndihma nga qeveria sepse ka shumë pasiguri. Pra, nëse kulturat e një fermeri kanë nevojë për ujë të vazhdueshëm, ata do të fillojnë të zgjedhin kulturat që kanë nevojë për më pak ujë. Por atëherë ne të gjithë do të rrisim të njëjtat gjëra. Pra, kjo është një varfërim i kësaj që gjithmonë ka investuar shumë në bujqësi”.

Kompania vendase të ujit thonë se një pjesë e ujit që mungon është nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ose përndryshe konsumohet nga familjet që refuzojnë të lejojnë kontrollimin e matësve të tyre. Por llogaritet se 50%-60% shpërndahet në tubat e plasaritur.

“Duhet të them që një pjesë e madhe e kompanive të ujit këtu në këtë zonë kanë nevojë për ndihmë për të përballuar këtë thatësirë ekstreme. Ka nevojë për shumë riparime në rrjetet dhe tubat. Rrjedhjet nuk shkaktohen nga pakujdesia, por sepse rrjeti eshte vertet i vjeter. Pothuajse gjysma e tyre janë  krijuar më shumë se 50 vjet më parë”.

Në një përpjekje për të përballuar atë që është një krizë mbarëkombëtare, qeveria ka caktuar 4.4 miliardë Euro nga një fond i rimëkëmbjes së pandemisë së Bashkimit Evropian për t’i përdorur gjatë katër viteve të ardhshme për përmirësimin e menaxhimit të ujit.

Qeveria vlerëson se një të katërta e  reshjeve vjetore të Italisë do të mbulonte nevojat e fermerëve të vendit dhe po planifikon të përdorë disa nga paratë e BE-së për të ndërtuar dhjetëra rezervuarë për të ruajtur ujin e shiut.

Shumë investime në sistemin e ujit të Italisë financohen nga të ardhurat e kompanive të shërbimeve. Italianët paguajnë mesatarisht i 2 euro për metër kub ujë, sipas të dhënave nga federata evropiane e shoqatave të ujit. Familjet në Francën fqinje paguajnë dy herë më shumë, ndërsa në Danimarkë, kostoja është 9.32 euro.

“Sot, ndryshimi i klimës ka ndryshuar disi sistemin e reshjeve. Pra, sistemi i vjetër i kullimit, edhe nëse është ende funksional, duhet të rimodeohet. Tani ekziston nevoja për të përmirësuar sistemet tona të grumbullimit të ujit, ndërsa dekada më parë nevoja ishte kullimi i ujit”.

Nuk është për t’u habitur që konsumi i ujit në familje në Itali është më i larti në Bashkimin Evropian, duke arritur në rreth 250 litra për person në ditë. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *