Thatësira po nxit kequshqyerjen tek fëmijët

21:55 06/04/2022

UNICEF: Mijëra gra dhe fëmijë kanë nevojë urgjente për ushqim

Fëmijët dhe nënat që sapo kanë lindur në Etiopi vuajnë nga kequshqyerja për shkak të mungesës së ushqimit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se ky vend po përjeton një nga thatësirat më të këqija në historinë e fundit dhe se 13 milionë njerëz tanimë kanë një jetë të pasigurtë përfshirë këtu edhe vendet e tjera si Kenia dhe Somalia.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, sezonet Tetor-Dhjetor 2020, Mars-Maj 2021 dhe Tetor-Dhjetor 2021 patën rreshje nën mesataren, duke lënë zona të mëdha të Somalisë, Etiopisë jugore dhe juglindore dhe Kenias veriore dhe lindore me prodhim të dobët të bimëve dhe në burime të ulëta ujore për bagëtinë. 

Kriza ka shkatërruar mjetet e jetesës dhe ka detyruar familjet të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit dhe ujit. Në rajonet e goditura rëndë të Oromisë dhe Somalisë, më shumë se 225,000 fëmijë dhe 100,000 gra shtatzëna dhe ato që sapo kanë lindur kanë nevojë urgjente për ushqim dhe akses në shëndetësi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *