“THE GUARDIAN”/ Ambasadori Qirko: Nuk ka negociata me Londrën për emigrantët e paligjshëm








qirjakoqirko

Kryediplomati shqiptar në Londër, përmes një interviste në mediat prestigjoze, ka qartësuar përfundimisht pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Pas reagimit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka, kjo deklaratë e Ambasadorit të Shqipërisë, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve.

Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka ardhur sëfundi edhe reagimi i Ambasadorit shqiptar ne Britani Qirjako Qirko. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Mathew Weaver të “The Guardian” ai sqaron se “. . . lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.

Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Twitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.

Por kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Ambasada shqiptare në Londër i ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë terësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Në notën e protestës theksohet fakti se Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë të ngrejë në territorin e saj qëndra për emigrantët e paligjshëm të një pale të tretë.

Në këtë mënyrë marin fund të gjitha spekulimet rreth një lajmi të rremë të tabloidit “The Sun”, i cili krijoi fillimisht jehonë në disa media të tjera britanike, por krijoi menjëherë zhurmë edhe në mediat shqiptare, derisa e gjithë situata tashmë është qartësuar përfundimisht. Alpenews.al

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *