“The Guardian”: Kokainë në festat e Truss dhe Johnson

the guardian kokaine ne festat e truss dhe johnson
the guardian kokaine ne festat e truss dhe johnson

20:19 17/12/2022

Qeveria britanike mohon lajmin: Nuk ka asnjë provë

Ka shkaktuar reagime të shumta një lajm i publikuar nga gazeta britanike “The Guardian” se janë gjetur gjurmë kokaine në një festë të zhvilluar nga Liz Truss kur ajo ishte sekretare e jashtme dhe ishte në garë për drejtimin e konseravtorëve për të marrë më pas detyrën e kryeministres.

Gazeta citon burime të saj se ngjarja ka ndodhur në festën e mbajtur në një prej pronave qeveritare në Kent. Një anëtar i stafit konfirmoi se kishin testuar pluhurin e gjetur dhe kishte rezultuar se ai kishte përmbajtje kokaine.

Mbajtja e kokainës është një vepër penale e cila mund të çojë në burgim deri në 7 vjet në Britani.

Sipas të njëjtave burime substanca të ngjashme janë gjetur edhe në zyrat e “Downing Street Nr 10” pas dy festave të mbajtura gjatë karantinës kur Boris Johnson ishte kryeministër.

Megjithatë gazeta nënvizon se nuk ka asnjë provë që Truss apo Johnson të kenë qenë të pranishëm gjatë konsumimit të drogës apo të kishin dijeni për praninë e saj. Lajmi u hodh poshtë nga qeveria britanike. Një zëdhënës i saj tha se “The Guardian” nuk kishte ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts