The Guardian: Rusët refuzojnë Sputnik V, po udhëtojnë drejt vendeve perëndimore për t’u vaksinuar

Kur Denis Ovchinnikov lexoi lajmin se vaksina ruse Sputnik V nuk do të njihej në Evropë, ai vendosi që të udhëtonte për në Beograd. Ovchinnikov udhëtimin e tij e kishte bërë për t’u vaksinuar me Pfizer.

“Kam kontaktuar me një agjenci të udhëtimeve, e cila ma zgjidhi këtë çështje. Ishte shumë e lehtë. Bëra një pushim të vogël për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer”, tha Ovchinnikov, i cili punon në Shën Petersburg, shkruan The Guardian.

Kur Rusia u bë vendi që regjistroi dhe prodhoi në masë një vaksinë në fund të vitit 2020, presidenti Vladimir Putin shpresonte se kjo do të lejonte që vendi të hapej më shpejt se rivalët e tij perëndimorë. Por, Sputnik V ka luftuar për të marrë miratimin ndërkombëtar, duke i ndaluar në mënyrë efektive rusët të udhëtojnë në perëndim, ku mund të vizitojnë vetëm ata me vaksinime të miratuara nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kjo ka çuar në një rritje të theksuar të turistëve rusë që shkojnë për t’u vaksinuar në Serbi dhe në vendet tjera që lejojnë udhëtimin pa viza nga Rusia.
“Unë besoj në të gjitha vaksinat. Thjeshtë u ndjeva i bllokuar, për gati dy vjet nuk kam qenë në gjendje të udhëtoj dhe të punoj më në Evropë pas mbylljes së kufijve, kështu që kjo ishte mënyra ime për të dalë”, tha Ovchinnikov, i cili mori për herë të parë vaksinën Sputnik V dimrin e kaluar.

Miratimi i vaksinës nga BE-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të lehtësonte udhëtimin ndërkombëtar për rusët e vaksinuar nga Sputnik V, të cilëve aktualisht u ndalohet të udhëtojnë në shumicën e kryeqyteteve evropiane. SHBA është vendosur gjithashtu të ndalojë hyrjen për ata qytetarë që nuk janë vaksinuar me ato vaksina që nuk janë miratuar nga OBSH-ja ose FDA-ja amerikane.

Megjithatë, BE-ja ka vonuar në mënyrë të përsëritur miratimin e vaksinës ruse dhe ka thënë se Rusia nuk i ka ofruar të gjitha të dhënat për Sputnik V në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).

Anna Filatovksaya, menaxhere në agjencinë e udhëtimeve Russian Express, tha se problemet e Sputnik V jashtë vendit paraqitën një mundësi biznesi për kompaninë e saj.
“Kur filluam të ofrojmë pakon tonë të udhëtimit për t’u vaksinuar, kuptuam shpejt se ky është një treg i madh. Njerëzit ishin të dëshpëruar, ata kërkojnë një vaksinë që do t’i lejon të udhëtojnë përsëri”, thotë Filatovksaya, shkruan tg.

Në një studim i fundit i bërë në Rusi, rreth 40 për qind e të anketuarve thanë se mundësia për të udhëtuar lirshëm ishte arsyeja kryesore për t’u vaksinuar.
Filatovksaya shton se Serbia qysh në fillim ishte një opsion “i qartë”, pasi rusëve nuk iu kërkohet viza për të shkuar atje për t’u vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca.

Megjithatë, Serbia nuk është destinacioni i vetëm për rusët. Pasi disa klientë u ankuan për një hendek tre-javor për t’u injektuar me dy doza të Pfizer dhe AstraZeneca, agjencia turistike e Filatovksayas vendosi të ofrojë udhëtime në Kroacinë fqinje, e cila u ofron të huajve vaksinën me një dozë Johnson & Johnson.

Një nga ata që udhëtoi për në Kroaci ishte Oleg Sentsov, një inxhinier nga Moska. “Në fakt unë jam imunizuar me një dozë [Johnson & Johnson] pas marrjes së tri dozave të Sputnik V”, tha Sentsov.

Ndërsa për shumë njerëz si Ovchinnikov dhe Sentsov, një dozë nga vaksinat perëndimore është një rrugëdalje nga izolimi, pasi ata nuk kishin besim te vaksinat ruse.
“Mendova se nëse do të merrja një vaksinë, ajo nuk do të ishte Sputnik V. Unë jam skeptike ndaj produkteve të prodhuara nga Rusia”, shprehet 54-vjeçarja Marina Kalushiva, e cila udhëtoi në Serbi për t’u vaksinuar.

Megjithëse vaksinat e prodhuara në vend janë gjerësisht të disponueshme, vetëm 32 për qind e rusëve janë vaksinuar me dozën e dytë dhe anketat tregojnë se shumica e tyre nuk janë ende gati për t’u imunizuar, pasi ata nuk kanë besim te tre vaksinat e miratuara dhe të prodhuara brenda Rusisë.

Kritikët kanë fajësuar për dështimin e fushatës së vaksinimit me mesazhet e përziera të Kremlinit për pandeminë COVID-19, si dhe besimin e ulët te autoritetet dhe produktet e prodhuara në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *