The Guardian: Starmer do të fillojë rivendosjen e marrëdhënieve me BE-në, Harrisin e Macronin

the guardian starmer do te filloje rivendosjen e marredhenieve me be ne harrisin e macronin



































Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer do të nisë rivendosjen e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në në takimet dypalëshe javën e ardhshme me kryeministrin e Irlandës dhe presidentin e Francës, raporton The Guardian.

agh-600x360

Ai do të takohet me Simon Harris të mërkurën në prag të samitit të katërt të Komunitetit Politik Europian, një konferencë me më shumë se 45 liderë të BE-së dhe jo-BE-së, e cila mbahet këtë vit në Blenheim.

Më pas ai pritet të ketë darkë me presidentin francez, Emmanuel Macron, të enjten në mbrëmje pas samitit.

Ish-kryeministri Rishi Sunak kishte njoftuar së fundmi se ky samit do t’i mblidhte “rreth 50 liderë nga i gjithë rajoni për të diskutuar sfidat e përbashkëta si Ukraina dhe migrimi i paligjshëm”.

Kuptohet se agjenda e vendosur nga Sunak mbetet e njëjtë, por qeveria laburiste ka vendosur ta bëjë migrimin si temë kryesore të bisedimeve.

Ukraina është në krye të agjendës dhe tema të tjera përfshijnë “demokracinë”, sipas së cilës liderët do të jenë në gjendje të diskutojnë gjithçka, nga ngritja e së djathtës ekstreme deri te fushatat e dezinformimit të Kremlinit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts